Kushtet e përdorimit

Mosha dhe autorizimi për pagesë

Duke bërë një pagesë në KOSOVO 2.0, ju konfirmoni se jeni të paktën 18-vjeçar/e dhe se të gjitha të dhënat që keni ofruar janë të sakta dhe të vërteta, përfshirë të dhënat për kartën e kreditit si dhe se jeni përdorues i autorizuar i kartelës.

Siguria

Anëtarësimi është i vlefshëm për një përdorues dhe nuk mund të transferohet. Nuk keni drejtë ta ndani përmbajtjen me askënd tjetër. Ne kemi të drejtë ta anulojmë ose pezullojmë anëtarësimin tuaj nëse ndani përmbajtjen e ofruar nga ne me dikë tjetër. Ne nuk lejojmë përdorimin e emaileve zyrtare të kompanisë për t’u regjistruar në anëtarësim dhe kemi të drejtë ta anulojmë ose pezullojmë qasjen në anëtarësim nëse ato përdoren.

Komunikimi

Pas pagesës, KOSOVO 2.0 ka të drejtë t’ju dërgojë mesazhe elektronike për të ndarë përmbajtjen dhe njoftimet si pjesë e planit tuaj të anëtarësimit ose për t’ju informuar për ndryshimet në kushtet e përdorimit. KOSOVO 2.0 gjithashtu mund t’ju kontaktojë me email për t’ju ftuar të merrni pjesë në anketa, të jepni komente për produktet dhe shërbimet tona, ose të angazhoheni në aktivitete të tjera siç përcaktohet në Politikën e Privatësisë. Ky informacion do të përdoret për t’i përmirësuar shërbimet dhe produktet tona dhe çdo e dhënë e mbledhur në këtë proces nuk do të ndahet me palët e treta, përveç në formë të përmbledhur.

Ndryshime në email-adresë

Nëse dëshironi që KOSOVO 2.0 të përdorë një adresë të ndryshme emaili për aktivitetet e lidhura me anëtarësimin në krahasim me atë që keni dhënë në kohën e regjistrimit, mund ta kërkoni këtë ndryshim përmes email në [email protected]. Pas marrjes së kërkesës suaj, ne do t’u dërgojmë një njoftim në adresën ekzistuese të emailit për ta zbatuar ndryshimin e afërt. Pas 10 ditësh, do të bëhet ndryshimi i emailit.

Kushtet e pagesës

Të gjitha pagesat janë të pakthyeshme dhe konsiderohen si donacione për K2.0. Duke bërë një pagesë për Modelin e Anëtarësimit “HIVE”, ju pranoni ta paguani shumën e specifikuar për paketën që keni zgjedhur. Ne do t’iu komunikojmë statusin e pagesës me email. Nëse nuk mund ta tarifojmë kartën tuaj të kreditit ose ndonjë formë tjetër pagese, anëtarësimi juaj nuk do të fillojë.

Ne rezervojmë të drejtën për t’i ndryshuar çmimet e pagesës në çdo kohë. Do të ofrojmë informacion lidhur me ndryshimet e çmimeve të paktën 30 ditë përpara. Ndryshimet nuk do të zbatohen për kohëzgjatjen aktuale të anëtarësimit. Kjo do t’iu ofrojë mundësinë ta anuloni ose modifikoni anëtarësimin tuaj përpara se ndryshimet të hyjnë në fuqi.

Kushtet e rinovimit

Pagesa/anëtarësia juaj nuk rinovohet automatikisht. Pas çdo skadimi të pagesës, do të ftoheni me email për ta rinovuar ose modifikuar anëtarësimin tuaj.

Kodet promocionale

Nëse përdorni një kod promovimi për të paguar modelin e anëtarësimit “HIVE” me zbritje, zbritja është e vlefshme vetëm për periudhën e parë të pagesës. Një kod promovimi mund të përdoret vetëm për një llogari.

Anulimi i anëtarësimit

Anulimi i anëtarësimit mund të kërkohet me email në [email protected]. Kërkesat për anulim duhet të dorëzohen nga adresa e emailit të dhënë në kohën e regjistrimit.

Ndryshimet në shërbime

Ne vazhdimisht bëjmë përpjekje për të bërë ndryshime dhe përmirësime në përmbajtjen e Modelit të Anëtarësimit “HIVE”. Ne kemi të drejtë për ta ndryshuar natyrën dhe sasinë e shërbimeve të ofruara si pjesë e modelit tonë të anëtarësimit në çdo kohë. Ne do të ofrojmë informacion lidhur me ndryshimet e ofrimit të shërbimit të paktën 30 ditë përpara. Ndryshimet do të zbatohen për anëtarësimet aktuale.

Privatësia

Politika jonë e privatësisë, të cilën mund ta gjeni në rubrikën e politikës së privatësisë, shpjegon se si ne mbledhim, përdorim dhe shfaqim të dhënat tuaja lidhur me anëtarësimin dhe donacionet tuaja. Duke u abonuar, ju pranoni të pranoni komunikime elektronike nga ne në lidhje me përdorimin e përmbajtjes dhe shërbimeve tona, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, njoftimet lidhur me këto Kushte ose Politikën tonë të Privatësisë, si dhe njoftimet e rinovimit.

Pronësia intelektuale

Produktet dhe përmbajtja e KOSOVO 2.0 nuk mund të modifikohen, riprodhohen, ritransmetohen ose shfaqen publikisht, përveç për përdorimin tuaj personal. Çdo përdorim për qëllime komerciale ose publike kërkon leje specifike me shkrim nga KOSOVO 2.0. Përdorimi i çdo përmbajtjeje të prodhuar nga KOSOVO 2.0, ku shprehimisht thuhet se të gjitha të drejtat janë të rezervuara, është në kundërshtim me Ligjin nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Ligji nr. 05/L-047 për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Ndryshimet në këto kushte

Herë pas here, ne mund t’i ndryshojmë kushtet e paraqitura më lart. Nëse kjo ndodh, ne do t’ju informojmë duke postuar kushtet e reja në faqen tonë dhe me njoftim përmes email në adresën e emailit me të cilën jeni abonuar. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi në ditën kur ndryshimet bëhen publike. Duke vazhduar të merrni shërbimet tona, ju pranoni kushtet e reja. Këto “Kushte të Përdorimi” u përditësuan për herë të fundit më 1 dhjetor 2023.